Kievi: Fillon ofensiva në rajonin e Khersonit, disa ushtarë rus të vrarë

28 Maj 2022, 20:30| Përditesimi: 28 Maj 2022, 20:32

  • Share

Ushtria ukrainase ka njoftuar se ka nisur një ofensivë në rajonin e pushtuar Kherson,ku i ka shkaktuar disa viktima ushtrisë ruse. 

Lajmi është bërë i ditur nga shërbimi për shtyp i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës në Facebook,  sipas raportimeve të "Ukrinform" .

"Si rezultat i veprimeve sulmuese të njësive të Forcave të Mbrojtjes, armiku pësoi humbje dhe filloi të mbrohet në pozicione të pafavorshme pranë Andriivka, Lozove dhe Bilohirka, në rajonin Kherson. Luftimet vazhdojnë - thuhet në shënim  pushtuesit rusë qëlluan mbi infrastrukturën civile jashtë vendbanimeve Prybuzke, Posad-Pokrovske, Blahodatne, Osokorivka, Novovorontsovka, Novooleksandrivka dhe të tjera", thuhet në raportimin e Shtabit.  


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Putin telefonatë me Macron dhe Scholz: Gati për të rifilluar dialogun me Kievin! Ofensivë e re në Kherson


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?