Kida

Kida dhe Dafina Zeqiri sjellin bashkëpunimin e radhës, pritet hit-i pas 'Luje belin'

24 Dhjetor 2022, 09:45| Përditesimi: 24 Dhjetor 2022, 10:13

  • Share

Këngëtaret Kida dhe Dafina Zeqiri së shpejti sjellin këngën e tyre të re në treg. Së fundmi, Kida  paralajmëroj se po sjell duetin e ri në bashkëpunim me Dafina Zeqirin edhe më një videoklip ku shfaqet shumë tërheqëse.

Këto imazhe i ka ndarë vetë artistja në faqen e saj të instagram-it. Ajo që ndoshta veçon nga klipi i fundit muzikor është teksti, që mesa duket pritet të jetë përsëri këngë ritmike, por kësaj herë këngëtaret i këndojnë dashurisë pasi në foton që ka shpërdarë ida shkruan” Ty ti fala, krejt senet ty ti fala”.

Bashkëpunimi i mëparshëm i dy këngëtarëve  me këngën “Luje belin” ka qenë një projekt muzikor shumë i pëlqyer nga publiku i Kosovës dhe Shqipërisë dhe një ndër më të klikuari në verën e vitit që lamë pas. Projekti numëron 18 milion shikime dhe 91 mijë pëlqime.  

 

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?