Kiara Tito

Kiara Tito rikthehet sërish si moderatore, ja emisioni që pritet ta drejtojë

27 Maj 2023, 16:23| Përditesimi: 27 Maj 2023, 17:02

  • Share

Pas përfundimit të eksperiencës së saj në BBV, moderatorja  e njohur Kiara Tito duket se i është rikthyer punës pasi së shpejti pritet që ta shohim ne ekran si moderatorë.

Në një kohë kur ajo dhe partneri i saj Luiz Ejlli kanë marrë gjithë vëmendjen e publikut, Kiara Tito po e shfrytëzon këtë rast për t’u rritur edhe më shumë në karrierë.

E njohur si moderatore e disa emisioneve ajo do të rikthehet sërish në drejtimin e një emisioni, i cili këtë rradhë lidhet me dashurinë, aventurat dhe eksperiencat e bukura.

Kiara Tito do të rikthehet në ekranin e Top Channel pasi ka marrë besimin e drejtuesve të këtij televizioni, për të moderuar një emision përgjatë verës.Burime ekskluzive bëjnë me dije për Vip Magazine se ajo do të marrë drejtimin e emisionit “Kepi i Tundimeve”, i cili këtë sezon do të vijë i konceptuar ndryshe.

Pas përfundimit të Big Brother Vip Albania, Kiara po jeton dashurinë e saj me Luizin, fituesin e edicionit të dytë të këtij programi me të cilin u njoh brenda shtëpisë.

Në natën finale, çifti kurorëzoi lidhjen e tyre në martesë në një ceremoni që u zhvillua në tarracën e Bashkisë së Tiranës

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • olsi: 27/05/2023 21:46

    e shpifur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?