Kiara Tito dhe Butrint Imeri

Kiara ‘hap zemrën’, flet për lidhjen që ka patur me Butrintin: Ishte njeriu i duhur, por erdhi në momentin e gabuar

4 Janar 2023, 22:55| Përditesimi: 4 Janar 2023, 23:00

  • Share

Moderatorja Kiara Tito ka folur në Big Brother VIP për marrëdhënien që ka pasur më parë me këngëtarin e njohur Butrint Imerin.

Në një bisedë me Amosin, Kiara është ndalur në lidhjen e dashurisë që ka pasur me Butrintin, për të cilin thotë se ishte njeriu i duhur, por që kishte ardhur në momentin e gabuar.

“Ne kemi qenë shumë të vegjël, 20 vjeç të dy. Ishim moshatar. Ai ishte njeriu i duhur por në kohën e gabuar. Ne kemi folur por për rikthim nuk kemi biseduar”, ka thënë Kiara.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?