Neymar dhe Lionel Messi

Këto janë Top-10 futbollistët më të mirë të vitit 2020! Mes tyre Neymar, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi

26 Dhjetor 2020, 17:19| Përditesimi: 26 Dhjetor 2020, 17:33

  • Share

Futbolli europian ka shkëlqyer edhe këtë vit pavarësisht situatës së pandemisë.

Në prag të festave janë shpallur dhe disa prej futbollistëve që tashmë kanë lënë gjurmë në këtë sport përgjatë 2020 dhe jo vetëm.

241 gjyqtarë nga 71 vende të ndryshme me 9,640 vota totale midis lojtarëve e ish-lojtarëve si Fabregas ose Zanetti, ish trajnerë dhe gazetarë, kanë votuar për të zgjedhur Top-100 futbollistët më të mirë.

Në top-10-shen më të mirë, listën e kryeson Robert Lewandowski, i ndjekur nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Nga 100 më të mirët më poshtë sjellim10 të parët në listë. Çdo anëtar jurie krijoi listën prej 40 të parëve nga një listë prej mbi treqind lojtarësh (40 pikë për të parin, 39 për të dytin dhe kështu me radhë).

Kjo është Top-10-shja e futbollistëve të vitit 2020:

1: Robert Lewandowski

2: Lionel Messi

3: Cristiano Ronaldo

4: Kevin De Bruyne

5: Sadio Mane

6: Erling Haaland

7: Kylian Mbappe

8: Mohamed Salah

9: Neymar

10: Virgil Van Dijk

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?