‘Këto janë punë grash, shko fol me gruan’, i kërkoi Pëllumb Metës dorën e Hygertës për kunatin, dëshmia e shkueses: Ma preu shkurt, vajzën e kishte dritën e syve

25 Shkurt, 16:25| Përditesimi: 25 Shkurt, 18:17

  • Share

1708874379_meta.jpg

Një tjetër dëshmi nga familja që kishte shfaqur interes për krushqi me Pëllumb Metën babanë e vrarë nga tre fëmijët në Durrës, ka hedhur poshtë alibinë se donte ta fejonte të bijën pa dëshirë. Enxheni, e cila u bë shkas për të kërkuar dorën e Hygertës për vëllain e burrit të saj, tregon se babai i Hygertës ishte një njeri i dashur dhe se nuk donte ta fejonte vajzën e tij, për shkak se po donte të vazhdonte universitetin. Madje ajo pretendon se i  ndjeri Pëllumb Meta i ka thënë “Këto janë punë grash. Shko e fol njëherë me gruan”

“Ai e kishte dritën e syve. Bënte gjithçka për të. I donte fëmijët e tij, familjen. Çdo ditë e dërgonte me makinën e vet vajzën deri në Durrës që të merrte autobusin e të shkonte në Tiranë se ishte studente e gjuhëve të huaja. Duke e njohur e krijuar respekt për të, se vinte çdo ditë tek lokali, rreth 4 muaj më parë a diçka më shumë, i thashë për të fejuar vajzën me kunatin tim që jeton në Itali. Më tha që vajza kishte filluar shkollën për gjuhët e huaja në Tiranë dhe s’bëhej ajo punë. Megjithatë nuk ma preu shkurt, po më tha: ‘Këto janë punë grash. Shko e fol njëherë me gruan.’ Shkova dhe më priti shumë mirë, por dhe ajo më tha të njëjtën gjë dhe u mbyll ajo punë. Kaq qe”, shprehet Enxheni, sipas dosjes së zbardhur nga Top Channel.

 


Lajmi kryesor:

Dosja/ Vrasja e Pëllumb Metës në Durrës, familja që do lidhej krushqia hedh poshtë alibinë: I ati s'donte ta fejonte Hygertën


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?