Keti Bashhysa, artistja multidimensionale me shown e saj! Në ditë festash, mesazhe në violinçel e poezi

17 Dhjetor 2023, 12:30| Përditesimi: 17 Dhjetor 2023, 15:59

  • Share

Është një artiste multidimensionale Keti Bashhysa. Luan në violonçel, këndon, aktron, performon, gjithmonë duke reflektuar forcën e gruas edhe në këto gjini të artit.

Në këtë prag fundviti shënon një dekadë që performon në formatin “One Woman Show”.

Me fjalë zemre, i flet publikut këtë fundjavë në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Në shfaqjen “Ndoshta po... po kur?”,  ndërthuren tingujt e muzikës klasike asaj bashkëkohore dhe aktrimi.

Tenton të përçojë mesazhe në këto ditë festash Keti në këtë komunikim me publikun durrsak. Si në këtë poezi të Maya Angelou, ku gruaja thërret se “ngrihet përsëri”.

Ky spektakël u realizua nën regjin e të atit artist, Hysen Bashhysës, ku Keti u shoqërua dhe nga të tjerë të ftuar.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?