Këtë vit mbyllet rindërtimi në Vorë, Kavajë e Rrogozhinë! 22 pallate në Krujë gati për qytetarët në dhjetor, 6 mijë familje kanë marrë çelësat e banesave të reja

23 Tetor 2023, 17:19| Përditesimi: 23 Tetor 2023, 20:29

  • Share

Procesi i rindërtimit në Kavajë, Rrogozhinë, Vorë dhe Krujë mbyllet brenda këtij viti, ndërsa nuk ka ende një datë përfundimi për rindërtimin në Durrës dhe Lezhë.

22 pallatet që po ndërtohen në Bashkinë e Krujës, do të jenë gati të presin banorët përpara festave të fund vitit.

“Do mbarojë deri në 31 dhjetor, të 22 pallatet... Mbyllini infrastrukturën e përbashkët”, tha Rama.

Po në këtë bashki po bëhet edhe sistemi kapot për 43 pallate.

Për këtë vit janë planifikuar të shpenzohen për rindërtimin rreth 169 milionë euro, ndërkohë sipas shifrave të Ministrisë së Financave në total prej nisjes së rindërtimit janë shpenzuar 890 milionë euro.

Aktualisht janë 6 mijë familje që kanë marrë çelësat e banesave të reja. Ndërkohë deri më tani ka përfunduar ndërtimi i 3500 apartamenteve, 2200 banesa individuale si dhe janë rindërtuar 143 shkolla.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?