Këtë sezon më pak ullinj, pritet rritja e çmimit të vajit

7 Tetor 2023, 18:29| Përditesimi: 7 Tetor 2023, 20:32

  • Share

Fermerët e fshatit Trevllazër në Vlorë e kanë lidhur jetesën me prodhimin e ullinjve. Këtë vit ende s’ka nisur vjelja, por ata shprehen se prodhimi do të jetë i dobët për shkak të thatësirës.

“Problemi qendron tek thatësira dhe luhatja e temperaturave. Këtë vit oferta do të jetë e lartë dhe kërkesa e dobët dhe do ketë rritje të ccmimit”, tha Fatos Nushi.

Drejtori i Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqesore, Mëno Besimaj dhe specialisti Adhurim Lazaj treguan faktorë të tjerë që kanë ndikuar në rendimentin e ulët. Për pasojë, rritja e çmimit të vajit të ullirit është e pa evitueshme.

“Disa ullishtarë nuk i kryejnë shërbimet sicc duhet. Veccanërisht për trajtimin e mizën e ullirit sepse nuk kanë kryer spërkatje, për pasojë dëmet janë të mëdha”, tha Adhurim Lazaj, specialist i bujqësisë.

“Ky vit është poblematik për prodhimin. Shto këtu dhe faktin se është shitur gjithë sasia e vajit që u prodhua vitin e kaluar. S’ka më stok është shitur gjithë sasia që kishin fermeret nëpër shtëpia. Kështu që vaji i ri do dalë me ccmim të lartë”, tha Besimaj.

Një ndër prodhuesit e vajit të ullirit në Vlorë, Durim Ogiçi tha se këtë dimër mund të përballemi edhe me mungesën e vajit të ullirit në tregun vendas.

“Janë dy gjëra që ndikojnë. E para është hapur mundësia e tregtisë me Italinë dhe e dyta ka pak prodhim. Kështu ccmimi do jetë i lartë dhe ndoshta do përballemi dhe me mungesa në muaj në vazhdim”, tha Durim Ogiçi.

Një vit më parë prodhimi i ullirit ishte i mbarë dhe vendi ynë eksportoi rreth 20 mijë ton vaj ulliri. 

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?