Sport

'Këtë sezon jemi më të fortë se vjet', trajneri i Kastriotit: Jam i kënaqur me merkaton, nuk zbresim poshtë vendit të gjashtë

7 Shtator 2021, 12:35| Përditesimi: 7 Shtator 2021, 13:33

  • Share

Sezoni i ri i Superligës është pas dere dhe Kastrioti do ta nisë të dielën kundër Dinamos që është rikthyer në elitë pas 9 viteve. Për krutanët vera ka sjellë shumë ndryshime në përbërje, por trajneri Ramadan Ndreu thotë se këtë sezon nuk do rrezikojnë mbijetesën, ndryshe nga çfarë ndodhi sezonin e kaluar.

Ramadan Ndreu, trajner i Kastrioti: “Unë mendoj që këtë sezon jemi më të fortë se sezonin e kaluar. Jemi një skuadër e re dhe nuk kemi ato buxhete të larta, por objektivi jonë është të jemi në 6 skuadrat e para të Superiore.”

Edhe pse ka patur shumë largime trajneri Ndreu është i kënaqur me afrimet e bëra në skuadër. Vlen të përmendet se së fundmi krutanët blenë një emër si Edon Hasani.

Ramadan Ndreu, trajner i Kastriotit: “Besoj se kemi qenë shumë aktiv në merkato. Shumë lojtarë na janë larguar, por kemi marrë lojtarë cilësorë. Ajo që më shqetëson pak është koha e pakët në dispozicion që kam për të përgatitur ekipin.”

Kastrioti-Dinamo do të luhet të dielën në orën 13:45, ndërsa Superliga do të nisë të premten me ndeshjen Teuta-Partizani që luhet në ‘Elbasan Arena’.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?