Mbretëresha britanike Elizabeth II

Bota

Këtë javë mbahet samiti për ndryshimet klimatike në Skoci, mbretëresha Elisabeth anulon pjesëmarrjen

26 Tetor 2021, 22:32| Përditesimi: 26 Tetor 2021, 22:34

  • Share

Mbretëresha britanike, Elizabeth II, nuk do të marrë pjesë në samitin për ndryshime klimatike që do të mbahet këtë javë në Skoci. Mbretëresha ka kryer kontroll mjekësor ku edhe i është rekomanduar se duhet të pushojë.

Për rrjedhojë, mbretëresha vendoi që të mos marrë pjesë në samit, por ajo do të jetë e pranishme virtualisht. Ajo do tu dërgojë të ftuarve fjalën e saj me një video të regjistruar.

Aktivistë për ambientin, politikanë dhe shkencëtarë do të marrin pjesë në samitin në Skoci ku do diskutohet mbi ndryshimet klimatike.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?