5 prej viktimave

'Kështjella' me tullumbace u ngrit 10 metra në ajër nga era e fortë, shkon në 6 numri i viktimave nga tragjedia në Australi! 11-vjeçari ndërron jetë në spital

19 Dhjetor 2021, 14:26| Përditesimi: 19 Dhjetor 2021, 14:28

  • Share

Ka shkuar në 6 numri i viktimave nga tragjedia e regjistruar një javë më parë në Australi, ku 'kështjella' me tullumbace u ngrit 10 metra në ajër për shkak të erës së fortë. 11-vjeçari Chace Harrison humbi jetën në spital, pasi mbeti i plagosur rëndë si pasojë e aksidentit.

Ai ishte një nga 9 fëmijët që po luanin mbi 'kështjellë', në momentin që ajo u ngrit nga era. 3 fëmijët e tjerë që mbetën të plagosur janë ende në spital, me plagë të rënda, 2 prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.

5 viktimat e tjera të aksidentit janë: Addison Stewart 11 vjeç, Jalailah Jayne-Maree Jones 11 vjeç, Jye Sheehan 11 vjeç, Peter Dodt 12 vjeç dhe Zane Mellor 12 vjeç.

Për ngjarjen kanë nisur hetimet, ndërsa dyshimet janë se 'kështjella' me tullumbace nuk ishte e fiksuar mirë në tokë, duke bërë që të ngrihej në ajër nga era.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?