Këshilltarja e LSI shpërthen
ndaj “Baba Takut”: Na prishe fshatin!

16 Nëntor 2017, 12:14| Përditesimi:

  • Share
Këshilltarja e LSI në Këshillin bashkiak të Tiranës Elona Guri, ka reaguar ashpër ndaj Spartak Brahos, njëri nga njerëzit më të afërt të Ilir Metës deri një vit më parë, pavarësisht se në legjislaturën e kaluar ishte zgjedhur deputet nga listat e Partisë Socialiste.

Guri e ka sulmuar këshilltarin aktual të kryeministrit Edi Rama për marrëdhëniet me parlamentin, duke shkruar: “O Baba Taku, sa e shite zemrën, u bëre velinë e Edi Ramës, na turpërove fshanë”.

Në të kaluarën, Ilir Meta i referohej shpesh çantës së Spartak Brahos, si simbolikë e informacionit që kishte ky i fundit sa herë që kishte akuza të rënda ndaj Metës, për t’u mbrojtur dhe kundërsulmuar kundërshtarët politikë.

s.k/Shqiparja.com

guri

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?