Jake Sullivan dhe Jens Stoltenberg

Këshilltari i sigurisë kombëtare së SHBA-së takohet me Stoltenberg: Kongresi të miratojë paketë ndihme për Ukrainën, jetike

7 Shkurt, 20:47| Përditesimi: 7 Shkurt, 20:50

  • Share

Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe këshilltari i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, kaë zhvilluar një takim ditën e sotme, në Bruksel, ku mes të tjerave, temë e diskutimeve mes tyre ishte dhe lufta në Ukrainë.

Gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp, Sullivan tha se Shtëpia e Bardhë është e përqendruar tek miratimi në Kongres i një pakete ndihme për Ukrainën.

“Ne besojmë se ende mundemi dhe do ta ofrojmë ndihmën për Ukrainën”,- tha Sullivan

Duke marrë shkas nga kjo deklaratë, Stoltenberg theksoi se për Ukrainën një paketë ndihme është jetike ndaj dhe miratimi i Kongresit në këtë rast është i domosdoshëm.

Të nxitur nga “thashethemet” mediatike gazetarët pyetën Sullivan dhe Stoltenberg për qëndrimin e tyre në lidhje me shkarkimin e pritur gjeneralit ukrainas Valeriy Zaluzhnyi, nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Shefi i NATO-s dhe Sullivan thanë se zgjedhja e komandantëve të saj ushtarakë është një vendim sovran i Ukrainës.

 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?