Këshilltari i shqiptarëve në Malin e Zi, Nika për Report Tv: Duhen vepra për përmirësimin e cilësisisë së dy vendeve, marrëveshja për ndërtimin e urës mbi Bunë më e rëndësishmja

27 Shkurt 2023, 18:15| Përditesimi: 27 Shkurt 2023, 18:22

  • Share

Faik Nika, këshilltar i shqiptarëve në Malin e Zi tha për Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj se nga 12 marrëveshjet që u firmosën ditën e sotme mes qeverisë shqiptare dhe malazeze, marrëveshje për përmirësimin e infrastrukturës është më e rëndësishmja, si për shembull ndërtimi i urës mbi Bunë. Ai theksoi se marrëveshjet duhet të finalizohen me vepra konkrete dhe se ka vend për zhvillime të reja e përmirësime edhe në arsim, turizëm, etj, pasi synohet që brezat e ardhshëm ta shohin të ardhmen në këto vende e jo përtej kufijve.

“Isha prezent në takimin e dy qeverive dhe uroj të ketë vepra konkrete. Mbledhja u prit mirë nga të dy palëve, pasi dy kryeministra u takuan jo vetëm si zyrtarë, por edhe si dy shqiptar. Ka nevojë për më shumë përmirësim, sidomos në aspektin e komunikimit, infrastrukturës, arsimit. Sot janë nënshkruan 12 marrëveshje, por marrëveshje për urën mbi Bunë është më e rëndësishmja që do shtoi turizmin në dy vendeve. Edhe marrëveshjet e tjera janë shumë të rëndësishme për në sepse duam që brezat ë vinë ta shohin jetesën në këto vende.

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?