Këshilltari i DASH mbërrin nesër në Serbi, Bërnabiç: Do diskutohet për premtimin e SHBA-së, formimin e Asociacionit

11 Janar 2023, 16:47| Përditesimi: 11 Janar 2023, 16:48

  • Share

Këshilltari i DASH Derek Chollet ka nisur vizitën në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa ditën e nesërme pritet të mbërrijë në Serbi. Presidentja serbe, Ana Bërnabiç, para takimit me Chollet ka thënë në një intervistë se në tryezën e diskutimeve do të jetë edhe premtimi që SHBA i ka dhënë Serbisë për formimin e asociacionit.

“Kjo do të ishte shumë mirë, do të ishte zbatim i Marrëveshjes së Brukselit”, tha ajo për televizion serb, Pink.

Bërnabiç ka deklaruar se nuk ka pritshmëri nga vizita e Cholletit në Beograd, sa i takon kësaj çështjeje.

Marrëveshja për themelimin e Asociacionit është arritur në vitin 2013, në kuadër të dialogut Kosovë - Serbi në Bruksel. Më pas, më 2015, është arritur marrëveshja mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se disa pika të kësaj marrëveshjeje nuk janë në harmoni me frymën kushtetuese dhe se ato duhet të harmonizohen. Formimin e Asociacionit e kanë kërkuar edhe SHBA-ja dhe BE-ja. Pavarësisht këtyre kërkesave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur kundër një Asociacioni njëetnik.


Lajmi kryesor:

Dialogu Kosovë-Serbi, këshilltari i DASH: Presim propozime nga Prishtina për Asocacionin! Kurti: Marrëveshja të ketë njohjen reciproke


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?