Deputeti Anduel Tahiraj

Politikë

Këshilltarët e bashkisë së Vlorës nuk i ndahen Dritan Lelit, kërkojnë sërish ballafaqim në Teatrin 'Petro Marko'

16 Qershor 2021, 14:26| Përditesimi: 16 Qershor 2021, 14:50

  • Share

Anëtarët e Këshillit Bashkiak në Vlorë kërkojnë sërish realizmin jashtë radhës të mbledhjes së Këshillit në datën 22 qershor, me prezencën fizike në Teatrin 'Petro Marko', pasi kryetari i bashkisë Dritan Leli një ditë më parë u mbylli derën.

Anëtarët e Këshillit të Bashkisë sakaq shprehin indinjatën e thellë për ngjarjen e paprecedente sipas tyre, ku u penguam të ushtrojmë detyrën si të zgjedhur vendor të qytetarëve të Vlorës.

Ato nënvizojnë në një shkresë se kryetari i bashkisë në përgjigjen e tij ka tejkaluar në mënyrë flagrante kompetencat ligjore, pasi i përcakton Këshillit të bashkisë jo vetëm dëme, por edhe vendimin e zhvillimit të saj.

'Teatri është pronë e bashkisë dhe e drejta e pronësisë ushtrohet nga Këshilli, përkatës. Ne kërkojmë realizmin jashtë radhës të mbledhjes së Këshillit në datën 22 qershor, me prezencën fizike në Teatin Petro Marko.'- theksohet në kërkesën e tyre.

Në rendin e ditës gjatë mbledhjes pritet që të diskutohet mbi vendimin e marrë për pendimin e mbledhjes në datën 15 në ambientet e Teatrit  'Petro Marko' si dhe vënie para përgjegjësisë për personat që penguan zhvillimin e mbledhjes.

Po ashtu ne rend të ditës është edhe raportimi i Kryetarit të Bashkisë në lidhje me shqetësimin e komunitetit vlonjat për gjendjen e shërbimeve vendore, si dhe trajtimin e ankesave të qytetarëve.

Një ditë me parë, kryetari i Bashkisë Dritan Leli refuzoi që të zhvillohej mbledhja brenda ambienteve të Teatrit 'Petro Marko' për shkak të masave anti-COVID, duke u mbyllur dyert anëtarëve të Këshillit Bashkiak.

Kërkesa e anëtarëve të Këshillit Bashkiak në Vlorë
 

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?