Jens Stoltenberg

Këshilli NATO-Ukrainë do të mbahet më 10 janar me kërkesë të Kievit

4 Janar, 12:26
  • Share

Një takim i Këshillit NATO-Ukrainë në nivelin e ambasadorëve do të mbahet në Bruksel më 10 janar me kërkesë të Kievit, tha zëdhënësi i NATO-s, Dylan White.

"Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s @jensstoltenberg do të thërrasë një takim të Këshillit NATO-#Ukrainë të mërkurën më 10 janar në nivel ambasadori me kërkesë të Ukrainës pas sulmeve të fundit me raketa dhe drone ruse", shkroi ai në platformën e mediave sociale X (ish Twitter).

Rusia ka nisur ditët e fundit një nga sulmet më të mëdha me raketa dhe dronë kundër Ukrainës që nga pushtimi i vendit në 24 shkurt 2022. Përballë këtyre sulmeve, Kievi po kërkon më shumë mbrojtje ajrore, raketa dhe drone nga aleatët e saj perëndimorë, raporton Tass.

Ndihma ushtarake nga Shtetet e Bashkuara është ende e bllokuar nga Kongresi amerikan për shkak të hezitimit të ligjvënësve republikanë.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?