Yuri Kim

Këshilli i Stabilizim-Asocimit në Tiranë, Yuri Kim: Shqipëria po ecën para në rrugën drejt BE, njerëzit dhe Qeveria meritojnë respekt për reformat

17 Mars 2023, 16:53| Përditesimi: 17 Mars 2023, 17:04

  • Share

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shohin ecjen e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian si një moment vlerësimi për reformat e vështira të ndërmarra. Ambasadorja Yuri Kim teksa përshëndet mbajtjen për herë të parë në Tiranë të Këshillit të Stabilizim Asocimit Shqipëri-BE thotë në një postim në Twitter se shqiptarët dhe Qeveria meritojnë respekt.

“Shumë mirë të shohësh Shqipërinë teksa ecën përpara në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Njerëzit dhe qeveria e Shqipërisë meritojnë respekt pasi kanë ndërmarrë ndryshime të vështira deri tani. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm progresin e Shqipërisë për t'u bërë Shtet Anëtar i BE-së, duke përfshirë përpjekjet për të zbatuar reformat e nevojshme”, shkruan Kim, krah një postimi të Shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, për takimin e djeshëm në Tiranë.

Për herë të parë, në Tiranë u mbajt mbledhja e Këshillit të Stabilizim Asocimit mes BE dhe Shqipërisë, që solli në kryeqytet edhe dy zyrtarët e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Oliver Várhelyi. Takimi u pasua me një konferencë për shtyp mes Ramës dhe zyrtarëve të lartë, të cilët mbajtën edhe njëherë qëndrimin e qartë se vendi i Shqipërisë është në BE.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbeni: 18/03/2023 00:24

    Kjo eskort prostitutash politike ende në këmb

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?