Oliver Varhelyi dhe Josep Borrell

Këshilli i Stabilizim Asociimit, Borrell dhe Varhelyi më 16 mars vizitë në Tiranë! Në fokus dialogu politik në nivelin parlamentar mes Shqipërisë dhe BE

10 Mars 2023, 14:48| Përditesimi: 10 Mars 2023, 15:33

  • Share

Më datë 16 mars pritet të mbërrijë në Tiranë, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe komisioneri Evropian për fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Sipas burimeve të dy zyrtarët do të mblidhen në Tiranë për Këshillin e stabilizim-asocimit që pritet të mbahet në vendin tonë si dhe çështjen e integrimit europian. Sesioni parlamentar i Këshillit të Stabilizim Asociimit do të nisë rreth orës 11:00 ndërsa Konferenca për shtyp rreth orës 12:00. 

Këshilli i Stabilizim-Asociimit mblidhet një herë në vit për të kryer një vlerësim të përgjithshëm mbi implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe shqyrton çdo çështje të rëndësishme që del në kuadër të zbatimit të saj.

Përveç kësaj, dialogu politik në nivel parlamentar midis Shqipërisë dhe BE-së zhvillohet në kuadrin e MSA-së, i cili parashikon krijimin e Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, që përbëhet nga anëtarë të Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Shqipërisë.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?