Këshilli i Investimeve, ministrja e financës: Problem punësimi i grup-moshës 15-29 vjeç! 10.5% e forcës aktive për punë, s’beson në punësim

26 Tetor 2022, 20:11| Përditesimi: 26 Tetor 2022, 20:29

  • Share

TIRANË- Praktika profesionale dhe transparenca me vendet e lira të punës është rruga për uljen e papunësisë.  Ministrja e Financave dhe Eknomisë, Delina Ibrahimaj, u bëri thirrje bizneseve për më shumë transparencë për vendet e lira të punës.

“10.5% e popullsisë jo aktive deklarojnë se nuk janë në kërkim të punës, pasi beson se nuk ka punë të disponueshme për ta. Një nga shqetësimet kryesore që biznesi ngre, është kërkesa për forcë pune. Këtu duhet të bëjmë më shumë. Pra, që informacioni për vendet e lira të punës të rritet, që ne të mos kemi këtë hendek, mes të papunëve dhe atyre që nuk kërkojnë punë dhe kërkesave të biznesve për punë”, tha Ibrahimaj.

Një tjetër problematikë e evidentuar nga Ibrahimaj është papunësia te grup mosha 15-29 vjeç me 26.1%

“Me qëllim që ne të adresojmë këtë problematikë ne do të punojmë që çdo i ri të ketë një alternativë punësimi, të ketë alternativë formimi profesional, apo aftësimi profesional me qëllim që të kemi një pjesëmarrje më të gjerë të kësaj kategorie kaq të rëndësishme për tregun e punës, në tregun e punës”, shtoi ministrja.

Ibrahimaj u ka kërkuar bizneseve më shumë angazhim në praktikat profesioanle të studentëve. Deri më tani rezultojnë 3 000 biznese që ofrojnë këto praktika dhe çdo vit përfitojnë rreth 10 000 studentë

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?