Komision Europian

Kosova & Rajoni

Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutojnë sot në Bruksel për situatën në Ballkanin Perëndimor

15 Nëntor 2021, 08:18| Përditesimi: 15 Nëntor 2021, 11:05

  • Share

Ministrat e Jashtëm të BE-së do të kenë si pikë të parë angazhimin dhe situatën në Ballkanin Perëndimor në takimin e sotëm në Bruksel. Temat kryesore në agjendën e takimit do të jenë kriza energjetike, Bjellorusia dhe jo vetëm.

Ministrat do të diskutojnë po ahstu edhe për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa dokumenti për diskutim është përgatitur nga Shërbimi i Politikës së Jashtme të BE-së (EEAS).

Në dokument thuhet se në muajt e fundit “nuk ka pasur përparim në dialog”, dhe se atmosfera e përgjithshme rreth bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është “ende e ndërlikuar”.

Fokusi duhet të kthehet në zbatimin e obligimeve ende të paplotësuara nga dialogu, duhet të përmirësohet atmosfera përmes lëvizjeve konkrete pozitive dhe të punohet në përparimin drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim, dhe rrjedhimisht në të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë. “, thuhet në dokumentin e përgatitur për diskutim ministror, raporton Kosova Press. Vendeve anëtare u kërkohet të vazhdojnë të mbështesin ndërmjetësuesit e BE-së në dialog, Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak, dhe në një “nivel të lartë dialogu me Beogradin dhe Prishtinën”.

Në takimin në Bruksel, ministrat e jashtëm do të diskutojnë edhe sanksionet ndaj Bjellorusisë, për shkak të situatës me emigrantët në kufijtë me Poloninë dhe Lituaninë.

Ministrat nuk do të miratojnë masa të reja kufizuese të hënën, por do të miratojnë kuadrin ligjor për futjen e paketës së pestë të sanksioneve ndaj Minskut zyrtar, këtë herë kundër atyre që janë përgjegjës për krizën migrante, humanitare dhe gjeopolitike në kufijtë e jashtëm të BE-së.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?