Lugina e Preshevës

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dërgon letër në KiE: Situata e shqiptarëve në Luginë të Preshevës është kritike

8 Maj 2023, 09:40| Përditesimi: 8 Maj 2023, 09:52

  • Share

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dërgon letër në Këshillin e Evropës: Situata e shqiptarëve në Luginë të Preshevës është kritike

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), i ka dërguar një letër Këshillit të Evropës (KiE), me anë të cilës shpreh shqetësimin se situata e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është kritike dhe alarmante.

Në letrën dërguar Këshillit të Evropës u shtruan problematikat dhe shqetësimet e popullsisë shqiptare në Preshevë, ku sipas Këshilli të Ambasadorëve Shqiptarë zbatimi i ligjeve në këtë zonë është jashtëzakonisht diskriminues i kryer vetëm në dëm të pakicës shqiptare.

Në letër thuhet se pasivizimi i adresave jo vetëm ka pasoja direkte negative në përditshmërinë e shqiptarëve por sjell gjithashtu shpopullimin e Luginës nga shqiptarët dhe heqjen e të drejtës së votës.

Janë mijëra shqiptarë të Luginës, të cilëve tashmë e drejta e votës dhe e qëndrimit iu janë hequr nga regjistrat shtetërorë civilë të Serbisë.

“Një spastrim etnik modern me të drejtë quhet pasivizimi i adresave, i cili realizohet me ligj dhe që u mundëson autoriteteve shtetërore serbe të çregjistrojnë nga regjistri civil banorët e Luginës, të cilët në një kohë të caktuar nuk gjenden në shtëpitë e tyre”, thuhet në letër.

Sipas KASH-it, të gjitha sa më sipër kanë çuar në një spastrim etnik modern, diskriminim etnik dhe dhunë, veçanërisht ndaj minoritetit shqiptar që jeton në trojet e veta, të paprecedentë edhe për vetë Serbinë, siç dëshmohet nga raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit, por edhe në raportet dhe studimet e Komitetit të Helsinkit të Serbisë

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?