BE hap negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë! Gjeorgjisë i jepet statusi i ‘vendit kandidat’

14 Dhjetor 2023, 19:03| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 20:45

  • Share

Bashkimi Europian ka hapur negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë. Lajmi u bë me dije nga presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”. Gjithashtu bëri me dije se Gjeorgjisë i është dhënë statusi i vendit kandidat.

Ndërsa sa i takon hapjes së negociatave me Bosnje Hercegovinën, Michel shprehet se kjo do të ndodhë kur vendi të arrijë shkallën e nevojshme të përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit.

“Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë. #EUCO i dha Gjeorgjisë statusin e kandidatit. Dhe BE-ja do të hapë negociatat me Bosnje dhe Hercegovinën sapo të arrihet shkalla e nevojshme e përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit dhe ka ftuar komisionin të raportojë deri në mars me synimin për të marrë një vendim të tillë. Një sinjal i qartë shprese për popullin e tyre dhe për kontinentin tonë”- shprehet Michel.

Për këtë vendim,  ka reaguar edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i cili e konsideroi këtë si një rezultat që arrihet nga ata që nuk lodhen kurrë duke luftuar. Ndërsa përgëzoi të gjithë ukrainasit për lajmin.

Duhet theksuar se ky është një rast i pazakontë në historinë e Bashkimit Evropian sa i takon procedurave të përshpejtuara për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në BE. Ukraina ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim në fund të shkurtit 2022. Në qershor të 2022 së bashku me Moldavinë mori statusin e vendit kandidat. Ndërsa më shumë se një vit më pas tashmë ka siguruar hapjen e negociatave.

Ndërkohë që vendeve të tjera, si atyre të Ballkanit Perëndimor u janë dashur vite të tëra për të bërë përparime të tilla.

Ora 19:19
BE hapi negociatat për anëtarësimin e Ukrainës, reagon Zelensky: Përgëzoj çdo ukrainas! Historinë e bëjnë ata që nuk lodhen duke luftuar për liri

1702371838_volodymyrzelensky.jpg

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar për vendimin e BE që garanton hapjen e negociatave për Kievin për të qenë pjesë e unionit. Ai përgëzoi edhe Moldavinë për të cilën po ashtu u hapën negociatat për anëtarësim në BE.

“Vendimi i Këshillit Evropian për hapjen e negociatave të pranimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë është miratuar. Falenderoj të gjithë ata që punuan që kjo të ndodhë dhe të gjithë ata që ndihmuan. Përgëzoj çdo ukrainas për këtë ditë. Përgëzoj gjithashtu Moldavinë dhe personalisht Historinë e bëjnë ata që nuk lodhen duke luftuar për liri”- shprehet Zelensku në rrjetin social ‘X’.

 

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?