Këshilla për turistët e huaj, 8 gjërat
 që ju nuk mund t'i bëni në Shqipëri 

11 Korrik 2016, 16:21| Përditesimi:

  • Share
Ka mijëra arsye se pse duhet të vizitoni Shqipërinë. Sigurisht që ne që jetojmë në Shqipëri shpesh herë nuk e vlerësojme aq sa duhet. Kjo nuk ndodh sepse ne nuk e duam vendin tonë por sepse rutina e përdishme ndoshta na mërzit dhe është normale. Por një portal italian i ka dedikuar vendit tonë një shkrim vërtet interesant duke bërë një listë me ‘gjerat që nuk mund të bëni në Shqipëri’. Hidhini një sy se cilat janë ato:
 
1.Ju nuk mund të flisni anglisht në Shqipëri, sepse të gjithë flasin italisht. Por edhe në qoftë se të rinjtë flasin anglisht ata do të mundohen të flasin italisht me ju, vetëm për t’ju bërë të ndiheni si në shtëpi.
 
2.Ju nuk mund të surprizoheni nga mirësjellja e tyre, sepse ata janë vërtetë të sjellshëm.

turizem
 
3.Ju nuk duhet të besoni çfarë shkruhet në gazeta për Shqipërinë. Ajo nuk është Shqipëria e vërtet.
 
4. Ju nuk mund të qëndroni në diet sepse ushqimet janë fantastike. Byrekët që bëhen në Shqipëri nuk bëhën në asnjë vend tjetër.
 
5.Ju nuk duhet të keni shumë para për të udhëtuar drejt Shqipërisë sepse çmimet janë të lira dhe shërbimi është shumë i mirë.
 
6.Ju mund të ngopeni me ushqime të mrekullueshme
vetëm me 5 euro.


 turizem
7.Ju nuk duhet të qëndroni të qetë, duhet t'ja thoni të gjithëve me zë të lartë që Shqipëria është e mrekullueshme.
 
8.Kjo është Shqipëria, nuk mund të bëni asgjë vetëm ta dashuroni këtë vend të mrekullueshëm. 

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?