Kryeministri Edi Rama

KESH shiti energji 4 herë më lirë se çmimi në bursë? Rama: Gënjeshtër për të helmuar popullin dhe nxitur urrejtjen ndaj qeverisë

22 Nëntor 2022, 09:06| Përditesimi: 22 Nëntor 2022, 10:21

  • Share

TIRANË- Qeveria ka mohuar se KESH ka shitur energji elektrike më lirë sesa çmimi në bursë. Përgjigja ka ardhur nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili thekson është thjesht një gënjeshtër që po përdoret nga opozita dhe disa media për të nxitur urrejtjen ndaj qeverisë, pasi nuk është e vërtetë që KESH e ka shitur energjinë 4 herë më lirë se çmimi në bursa.

“Gënjehet pa të keq fare, sikur këndohet, bjeri t’i biem, një orkestër e tërë e injorancës dhe ligësisë, kanal më kanal portal më portal, shifra futja kot, fjalë rromapërtoma për të helmuar popullin e nxitur urrejtjen ndaj qeverisë! Deri në pikën që s’ka më asnjë logjikë”, shkruan Rama.

Ky reagim i Ramës vjen pasi opozita akuzon qeverinë se nuk e ndërpret importin e energjisë ndonëse i gjithë vendi është përshirë nga reshjet e shiut. Sali Berisha tha dje nga Shkodra se mazhoranca po shet energji me çmim katër herë më të ulët se sa e blen për shkak të kontratave që kanë firmosur më parë.

Nga ana tjetër, Partia e Lirisë ka reaguar për blerjen e 42 mije megavateve nga kryeministri Rama, blerje e cila sipas tyre ishte e panevojshme sepse në Shqipëri niveli i reshjeve është i lartë e madje i parashikueshëm nga KESH. Sipas tij, Shqipëria ka humbur 10 milion euro. 

Shirat e dendur që kanë rënë prej mbrëmjes të së shtunës kanë përmirësuar situatën hidrike dhe KESH ka shitur energji elektrike.

Postimi i kryeministrit Rama

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • zzzz: 22/11/2022 16:14

    O rama pse nuk I illusion me shifra keto qe thua , mungesa e shifrave tregon mungese transparence. shifra imzot shifra jo fjale.

    Përgjigju
  • ARISTOTLE: 22/11/2022 12:50

    Si person teknik, nuk më pëlqen performanca e Ramës. Por këtu, unë e mbështes plotësisht atë. Ai ka të drejtë! KESH nuk është shitës i energjisë elektrike në tregun ndërkombëtar! U jep njerëzve tanë të varfër. doni të paguani çmimin e tregut? është 24LEK/kWh për familjet. le ta bejme! njerëzit tanë janë përfitues të drejtpërdrejtë të prodhimit të KESH-it, a e dinit këtë?

    Përgjigju
  • Halim: 22/11/2022 12:42

    Tibgenjen o i gjati xhepist. Mashtron dhe grabit perdite. Turp. Zoti ju denofte.

    Përgjigju
  • Dori: 22/11/2022 12:31

    Ke fat qe ne opozite ke Berishen se me nje kryetar opozite normal as 24 ore nuk do ishe me kryeminister

    Përgjigju
  • ARBËRORI: 22/11/2022 11:37

    O Shqiptar Edi Rama ka plotësisht të drejt se sgënjen që e shet energjin 4 her më shtrenjt. Se po të gënjej ja fut vetes del nesër që është hajdut se e ka thën në rjetet socjale.

    Përgjigju
  • gjergji: 22/11/2022 10:44

    Te vertetat jane te gjitha cfar thot E.Rama.Ene se ai nuk tregon te drejten ai kerkon falje.Rrenat,mashtrimet,dashakeqesia per cdo gje e per kedo qe flet te verteten e asnjehere nje fjale te vetme te mire,eshte kompleksi i mashtruesve tropojan e militant deri ne vdekje te njeriut me te korruptuar shqiptar,antishqiptare e mashtruesi,vrasesi e krimineli S.Berisha.Eshte ai person qe "persekutoj" e tani te tallet per 32 vjet rradhazi,eshte ai person e ajo parti qe la Shkodren mrapa megjithes ka edhe mbeshtetjen kryesore aty.SHKULJA E KESAJ MBESHTETJE DO HAPTE PRESPEKTIV PER SHKODREN.E Shkodra ka nevoj urgjente per kte ndyshim.Shikojeni deputetet e saj: midis tyre Jenisheri e N.Ndoka turpi i perfaqesimit te Shkodres ne parlamentin 100 vjecar shqiptar.Historikisht Shqiperia e ne vecanti Shkodra,nuk ka pasur parlamentar kaq injorant.E ky eshte turpi qe Shkodra ta mbaj.

    Përgjigju
    • Cubi: 22/11/2022 15:07

      Mir e ke gjergj po kujt i thua. Nuk e prisja qe shkodra mbahej djepi i kultures per veriun dhe sot konstatojm nje injoranc te pa par. 32 vjet qe e drejton partia e shqupit dhe ka ngelur ne ate derexhe gjynah. E megjithate te krahaosh 2010 me sot eshte ber mjaft pun nga qeveria aktuale,ne ate koh ishin 12-13 mije ha toke e permbytur dhe 5-6 mij shtepi,sot jan rreth 1500 dhe rreth qindra shtepi te permbytura. Ne ate koh sali ziu i permbyti me dashje dhe demshperblimin ja dha kjo qeveri.

  • miri: 22/11/2022 10:36

    Aman edhe ju portale qe cdo gje te rreme e beni lajm.Te pakten hidhni ndonje lajm t hajrit

    Përgjigju
  • Erald: 22/11/2022 10:34

    Jo un do cuditem kur te thon ndonj gje tamam dhe mos bien ne kontradit me veten se per kshu lajme leshi jemi msu sna bejn me pershtypje

    Përgjigju
  • Oligert: 22/11/2022 10:33

    He pik e zez nje her thon pse e blen se ka ren shi a thu se e ka rama ne dor shiun. Pastaj thon pse e shet hec e meri vesh

    Përgjigju
  • Armand: 22/11/2022 10:32

    Tani e shiti e bleu ca beri se kta sdin as ca thojn mor zot

    Përgjigju
  • Alb: 22/11/2022 10:20

    Nuk na ka faj klima as zoti por Politika e pa afte si po shkatrron shqipnin.

    Përgjigju
  • Deni: 22/11/2022 10:20

    Nxirr kontraten, me argumenta kryetari I qeverise, Jo llafe. Nuk I fiton zgjedhjet Jo, eshte mbushur kupa

    Përgjigju
  • adela dervishi: 22/11/2022 09:18

    genjeshtar je ti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?