Politikë

'Kësaj pune i ka vdek nona', Rama-Metës: Unë thashë të bashkëpunoj me opozitën se opozitë jeni dhe do mbeteni! Luli s'thotë dot po se i heqin bateritë

15 Prill 2021, 16:57| Përditesimi: 15 Prill 2021, 17:45

  • Share

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Meta i cili komentoi propozimin e tij ndaj Bashës për bashkëpunim pas zgjedhjeve. Duke bërë ironi Rama tha se kërkesën për bashkëpunim e kishte për opozitën, duke theksuar se ata janë në opozitë dhe do të mbeten në opozitë. Për Bashën, Rama tha se ai nuk i thotë dot po kësaj marrëveshje sepse i heqin bateritë. Në fund kryeministri tha prerazi se do apo s'do opozita ai do ta bëjë këtë vend.

"E patë ça bëri Iliri se ma thanë tani, e thoshte luli po të dojë ta bëjë tani atë marrëveshje. Unë dje i thashë jam i  gatshëm të bashkëpunoj me opozitën  sepse ata janë në opozitë dhe do të vazhdojnë të jenë në opozitë.  Nëse është e mundur të shikojmë përtej ndasive politike pse jo, por ama thashë me një kusht që Luli të ndahet nga Saliu dhe Iliri, nga çelësat që e kurdisin se janë 2. Po Luli nuk thotë dot po sepse i heqin bateritë, është kukull me bateri sepse vetëm një kukull me bateri mund të jetë njëherë spiderman njëherë borëbardhë.  E përsëris është e rëndësishme të shkojmë përtej politikës, është e rëndësishme që politikanë ttë japin provën se mund të shkojmë përtej politikës. Duan s'duan ata ne do ta bëjmë këtë vend kësaj pune i ka vdek nona", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama nga Lezha i kujton shqiptarëve 1997-n: Basha, një 'Rrapush Xhaferr' i veshur si dhëndër! Nuk i thotë dot 'po' bashkëpunimit se është kukull me bateri, dhe Saliu e Iliri i heqin bateritë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?