Pajisje që ul ndotjen e makinave

Kërkuesi shkencor Etmond Elmazaj i dhuron bashkisë Mallakastër pajisje që ulin ndotjen e makinave

9 Dhjetor 2022, 15:48| Përditesimi: 9 Dhjetor 2022, 16:04

  • Share

Etmond Elmazaj, kërkues në fushën e Green Energy ka dhuruar dy aparate për makinat e bashkisë së Mallakastrës. Këto aparate, për të cilat Elmazaj ka patentë shpikjeje, ulin ndotjen e emëtimit të gazvrave në mjedis.

Lajmi u përcoll nga kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan: “Krenar për punën dhe idetë novatore të krijuara nga mallakastriotët një nga te cilat është Etmond Elmazaj”. 

Ndërsa vetë Elamazaj sqaron se “pajisja shpërbën ujin dhe e ndan në oksigjen dhe hidrogjen të cilat injektohen në motorin e makinës.  Efekti është i menjëhershëm ul ndotjen (Co2) në masën 90 për qind si dhe ul dhe konsumimin e karburantit të makinës”.  

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?