Kërkuan rritje page, pushohen nga puna 9 instrumentistë të Orkestrës së Harqeve në Korçë

5 Mars, 16:39| Përditesimi: 5 Mars, 18:30

  • Share

Korçë- Nëntë instrumentistë të Orkestrës së Harqeve në Korçë janë larguar nga puna, pasi nuk zbatuan urdhërin e drejtoreshës së Qendrës së Artit dhe Kulturës, Blerta Belliu. Shqetësimi u bë publik nga dirigjenti Kostika Tanto i cili ka drejtuar për 8 vite Orkestrën e Harqeve.

Tanto shpjegon se në muajin nëntor 2023 kërkuan nga Bashkia e Korçës, prej së cilës varet Qendra e Artit e Kulturës, rritjen e pagave pasi instrumentistët merrnin një pagë qesharake prej 5950 lekësh në muaj. Instrumentistët jo vetëm nuk morën përgjigje, por në dhjetor 2023 u thirrën nga drejtoresha Blerta Belliu për të krijuar një formacion të ri, Orkestrën Sinfonike. 9 prej 18 instrumentistëve, përfshirë drejtuesin e orkestrës Kostika Tanto nuk pranuan të firmosin ndaj institucioni u ndërpreu kontratat e punës.

“Një pjesë e Orkestrës së Harqeve që unë kam drejtuar prej 8 vitesh është lënë jashtë formacionit për këtë vit. Janë ndërprere kontratat në muajin janar 2024. Në total ishim 18 instrumenistë, 9  nuk u thirrën në janar. Me sa kam dëgjuar gjysmën e orkestrës e kanë formuar me mercenarë nga Tirana. Është fyerje për ne, që të marrin pjesë ata dhe të përjashtohen korçarët”, tha dirigjenti Kostika Tanto.

Qendra e Artit dhe Kulturës në juridiksionin e Bashkisë së Korçës reagoi me shkrim duke thënë se ka gjetur drejtuesin e ri të Orkestrës Sinfonike.

“QAK ka thirrur të gjitha forcat artsitike për të qene pjesë e festimeve të inagurimit të QAK dhe 100 vjetorit të orkestres sinfonike. Disa prej tyre nuk kane rene dakord me mundesite financiare. Jane mare te gjithe masat per realizimin e aktiviteteve. Ky do të jetë viti i ringritjes së orkestres sinfonike të Korccës me rikthimim e dirigjentit te mirenjohur Ilir Erzeni dhe 44 instrumentisteve që tashmë kanë nisur punen”.

Sakaq dirigjenti Kostika Tanto kërkon nga Këshilli Bashkiak i Korçës dhe organet ligjzbatuese të marrin masa ndaj QAK, që me veprime arbitrare ka ulur dinjitetin e artistëve korçarë.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?