Ish zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal

Kërkuan komision hetimor për takimet e Ramës me 'McGonigal', PS: Janë falsifikuar firmat e 4 deputetëve! Këlliçi, Bylykbashi, Shehaj e Baçi do merren në pyetje

14 Shkurt 2023, 15:14| Përditesimi: 14 Shkurt 2023, 17:12

  • Share

TIRANË- Partia Socialiste pretendon se 4 firma të deputetëve demokrat në kërkesën e tyre për të ngritur Komision Hetimor për takimet e kryeministrit Edi Rama me ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, janë falsifikuar. Bëhet fjalë për firmat e 4 deputetëve Belind Këlliçi, Luan Baçi, Oerd Bylykbashi dhe Agron Shehaj, kjo sepse sipas PS-së, këta deputetë kanë qenë në udhëtim jashtë vendit. Ndërsa në dokumentet e e publikuara, shfaqet edhe firma e deputetit Luan Baçi i cili rezulton të ketë firmosur dy herë. Për këtë arsye, ata do të merren në pyetje në Komisionin e Etikës. 

Në 3 shkurt dy grupimet e PD-së, kanë dorëzuar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një grupi hetimor për verifikimin e kontakteve dhe marrëdhënieve të kryeministrit Edi Rama me ish agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal. Kërkesa është firmosur nga 42 deputetë plus (2 firmat e Luan Bacit).

Nga ana tjetër, PS-ja këmbëngul që kërkesa e opozitës për të ngritur një komision hetimor për çështjen e ish zyrtarit të FBI, Charles McGonigal, të shqyrtohet pasi të ndryshohet ligji për Komisionet Hetimore.  Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se vetë Kuvendi ka vendosur ngritjen e një komisioni të posaçëm për të ndryshuar këtë ligj. Megjithatë mbetet për t’u parë nëse Komisioni do ngrihet para apo pas ndryshimit të ligjit.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sefi: 14/02/2023 19:45

    Te gjithe armiqte ti marrin te keqen udheheqesit tone! Se eshte per te qare hellin FBI nuk ja ka fajin Rama.

    Përgjigju
  • Vini: 14/02/2023 18:03

    Rames ti vini anash ju o mashtruesa

    Përgjigju
  • Goni: 14/02/2023 18:02

    Ju te pd jeni gjithe njerez te keqinj

    Përgjigju
  • Erti: 14/02/2023 17:59

    Po si skeni turp.per te terhequr vemendjen nga skandali i korrupsionit te zyrtarit FBI e beni drame se kush votoj per shokun ose jo. Po a jeni ju ata qe votoni ne kuvend me kartat e shokeve. Ajo tjetra nuk justifikon dot 500.000 euro edhe juve keni hall si eshte firma. O ju vrafte zoti te gjithe ishalla se jeni ber qesharak dhe super hajdut.

    Përgjigju
  • Henri: 14/02/2023 17:50

    te meren ne pyetje dhe te perjashtohen pastaj

    Përgjigju
  • Luis: 14/02/2023 17:49

    Kta te pd jane te gjithe genjeshtare.Vetem per pislliqe jane

    Përgjigju
  • Olsi: 14/02/2023 17:01

    Si gjithmone pd ku e ku te genjej,qe te krijoj skandale kur nuk ka fare skandal.

    Përgjigju
  • Dridhje: 14/02/2023 15:32

    Kushedi si po dridhen, ore Yuri ku është, se ajo komentonte çdo gjë? Zonja 20% na mungojnë komentet e tua

    Përgjigju
    • Ariu: 14/02/2023 20:10

      Kimetja e ka qepur gojën, ose më saktë ia kanë qepur ata matanë oqeanit. Ia kanë gjetur zullumet që ka bërë dhe i kanë thënë qepe gojën mos ha më m.t deri sa të ikësh.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?