Kërkuan azil, riatdhesohen 104 shqiptarë nga Franca e Gjermania në kushte të rrepta nga koronavirusi

10 Mars 2020, 18:17| Përditesimi: 10 Mars 2020, 18:19

  • Share

Vendet e BE-së vijojnë që të riatdhesojnë shqiptarët që kanë shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen dhe kërkojnë azil. Sot janë kthyer nga Franca dhe Gjermania 104 shqiptarë me dy fluturime charter. Rreth orës 13:30 u riatdhesuan me fluturim charter nga Lille 48 shqiptarë, nga të cilët 43 nga Franca dhe 5 nga Belgjika.

Gjithashtu, po sot, rreth orës 14:45 u riatdhesuan me fluturim charter nga Gjermania, 56 shqiptarë, të cilët kishin kërkuar azil në Gjermani. Policia njofton se pas intervistimeve të thelluara, të zhvilluara nga specialistët e Policisë Kufitare Rinas, në kushte të rrepta të marra për parandalimin e përhapjes së virusit, të gjithë janë lënë të lirë.

Policia thekson se operacionet e riatdhesimit do të vijojnë edhe në javët e ardhshme. Ministria e Brendshme e Policia e Shtetit apelojnë për shqiptarët që të mos tentojnë e të mos bëjnë asnjë shpenzim për të kërkuar azil, pasi shanset për ta fituar atë janë zero.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?