Kërkuan azil! Franca kthen me charter 40 shqiptarë! Këtë vit janë riatdhesuar 808 (VIDEO)

11 Shkurt 2020, 16:26| Përditesimi: 11 Shkurt 2020, 16:30

  • Share

TIRANE-40 shqiptarë janë riatdhesuar sot nga Franca dhe Belgjika me anë të një fluturimi me charter, të nisur nga Lille. Operacioni për kthimin e shqiptarëve 34 nga Franca dhe 6 nga Belgjika që kishin kërkuar azil u realizua në bashkëpunim me Frontex-in dhe Zyrën Franceze për Emigracionin. Ndërkohë që prej janarit të 2020-ës e deri sot janë riatdhesuar 808 shqiptarë.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit u bëjnë thirrje shqiptarëve që të mos bëjnë asnjë përpjekje për të aplikuar për azil në Francë apo në çdo shtet tjetër të BE-së dhe të mos bëjnë asnjë shpenzim duke paguar ata që duan të përfitojnë duke i mashtruar se do t'u sigurojnë azil, pasi rezultati në të dyja rastet do të jetë negativ.

"Shqipëria është një vend i sigurt dhe shanset për të marrë azil janë zero" mbyllet apeli i ministrisë së Brendshme.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 11/02/2020 20:51

    Na felliqen bajgat kush u thote se do marin azil? Na sabotojne qe te na nxjerin namin e keq!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?