Ish-komisari, Artan Cuku

Kronikë

Kërkuan 1 mln € dëmshpërblim për vrasjen e ish-komisarit Artan Cuku, gjykata rrëzon kërkesën e familjarëve

16 Qershor 2021, 15:41| Përditesimi: 16 Qershor 2021, 17:01

  • Share

TIRANË- Gjykata Administrative rrëzon kërkesën për dëmshpërblim të familjarëve të  ish-komisar Artan Cuku. Familjarët kishin kërkuar nga Ministria e Brendshme si dëmshpërblim shumën mbi 1 milion euro për humbjen e familjarit të tyre ish-efektiv policie i cili ishte kërcënuar dhe më parë dhe shteti nuk kishte marrë masa.

Megjithatë,  kërkesa e tyre u rrëzua nga gjykata administrative me argumentin se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë të shtetit me vrasjen e tij.

“Detyrimin solidar te të paditurve të dëmshpërblejnë paditësit për dëmin pasuror që u ka ardhur si rezultat i humbjes së jetës së familjarit të tyre, të ndjerit z.Artan Cuku për shkak të detyrës së tij, si ish drejtues i Policisë së Shtetit, në vlerën e cila do të llogaritet nga eksperti që do të caktohet nga gjykata. 2. Detyrimin solidar të të paditurve të dëmshpërblejnë paditësit për dëmin jopasuror që u ka ardhur si rezultat i humbjes se jetës së familjarit të tyrë, të ndjerit z.Artan Cuku për shkak të detyrës së tij, si ish Drejtues i Policisë së Shtetit, në vlerën e cila do të llogaritet nga eksperti që do të caktohet nga gjykata. 3. Ngarkimin e shpenzimeve gjyqësore duke përfshirë faturën avokatore ndaj palës së paditur”, thuhet në padi.

Ish-kryekomisari Artan Cuku u ekzekutua me armë në hyrje të liqenit artificial në 8 prill të vitit 2017. Nga hetimet e prokurorisë rezultoi se shkak i vrasjes së tij ishte hakmarrja për shkak të detyrës në kohën që ka qenë drejtues në Vlorë. 

Nga hetimet e prokurorisë rezultoi se shkak i vrasjes së ish-komisar Artan Cukut është hakmarrja, pasi në kohën që ai mbante postin e drejtorit të policisë Vlorë, rihapi një vrasje të bujshme në këtë qark dhe vuri në pranga vrasësin Bledar Jambelli, i cili çuditërisht u lirua më pas nga gjykata. 

Artan Cuku është shpallur "Dëshmor i Atdheut", titull që iu dorëzua bashkëshortes së tij nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?