Lefter Koka

Kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Lefter Kokës

23 Shkurt 2023, 15:04| Përditesimi: 23 Shkurt 2023, 16:59

  • Share

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, i cili ndodhet i arrestuar për aferën miliona euroshe për inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit.

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi ndaj tij “arrest me burg”, ndërsa Koka bëri rekurs në Gjykatën e Lartë për ndryshimin e kësaj mase sigurie, të dhënë më 5 Janar të këtij viti, kërkesë kjo që u hodh poshtë.

Lefter Koka është me dy masa sigurie “arrest në burg” për dy inceneratorë, atë të Elbasanit dhe të Fierit. Aktualisht, në pritje të përfundimit të hetimeve, është në paraburgimin e Durrësit, në të njëjtën dhomë më Alqi Bllakon, ish-deputetin e PS, i cili akuzohet po ashtu për të dy inceneratorët. SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion, tre akuza të rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë, teksa janë sekuestruar edhe kompanitë "Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto.  

Hetimet për inceneratorin e Elbasanit janë të parat që përfundojnë nga SPAK, teksa në proces përfundimtar është edhe ai i Fierit.

Për inceneratorin  e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?