Bota

Kërkonin maska dhe tamponë për COVID-19, oficerë italianë ushtrojnë dhunë të parecedentë ndaj të burgosurve

30 Qershor 2021, 14:51| Përditesimi: 30 Qershor 2021, 16:05

  • Share

Skena të tmerrshme dhune, kanë tronditur opinionin publik italian. Në një video të shpërndarë nga Il Domani, oficerët e burgut të Santa Maria-s Capua Vetere në 6 Prill, 2020 kanë dhunuar për katër orë rrjesht të burgosurit.

Dhuna ndaj të burgosurve nisi pasditen e 6 Prillit të vitit të kaluar pas protestave të të burgosurve, për të kërkuar maska ​​dhe tampona pas  shfaqjes së rastit të parë të COVID-19 në burg.

Zyrtarët të indinjinuar nga protesta kanë ndërmarrë një sulm të vërtetë ndëshkues.

Në videon e publikuar nga Il Domani, të burgosurit paraqiten në një dhomë të mbushur me karrige të grumbulluara, ku dy oficerë me helmeta, mburoja dhe shkopinj dore bëjnë që një i burgosur të ecë para tyre dhe më pas e godasin.

Disa të tjerë shfaqen të rrjeshtuar pas murit, më pas goditen me shkopinj gome nga oficerët.

Dhunë e cila intensifikohet pas çdo goditje dhe në momentin që njëri prej të burgosurve nuk duron goditjet dhe bie në tokë, oficeri i tërbuar e godet edhe më shumë.

Oficerët nuk kanë kursyer nga dhuna çnjerëzore edhe një të burgosur me aftësi të kufizuara, i cili edhe pse në karrocë me rrota nuk ka shpëtuar nga goditjet me shkop gome.

I habitshëm është fakti se asnjë nga të burgosurit nuk rebelohet dhe të gjithë mbrojnë veten me të vetmen ‘armë’ që posedojnë duart e tyre.

Publikimi i kësaj video ka shkaktuar reagime të shumta në politikën dhe shoqërinë italiane të cilën kërkojnë llogari ngaMinistrja e Drejtësisë, Marta Cartabia dhe duan që ajo të bëjë një raportim sa më parë të jetë e mundur në Parlamentin italian.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Trnakop Kacija: 30/06/2021 18:20

    Vec mire ju ben pak dajak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?