Fredi Beleri

Kërkon të betohet si kryebashkiak dhe shfuqizimin e masave të sigurisë, caktohet seanca në Gjykatën Kushtetuese për Fredi Belerin

16 Shkurt, 19:43| Përditesimi: 16 Shkurt, 20:09

  • Share

TIRANË- Është caktuar data 19 mars për mbajtjen e seancës në Gjykatën Kushtetuese ku do të trajtohet kwrkesa e Fredi Belerit shfuqizimin si anti-kushtetues tw vendimit tw Gjykatws sw Lartw qw nuk e lejoi tw kryente betimin si kryebashkiak i Himarws. 

Konkretisht Beleri kërkon shfuqizimin e 3 vendimeve, të Gjykatës së Lartë në 25 korrik që i rrëzoi kërkesën për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, të GJKKO-së në 22 maj që i caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ si dhe të Apelit të GJKKO-së në 1 qershor që la në fuqi vendimin e marrë nga shkalla e parë.

Seanca në Gjykatën Kushtetuese do të mbahet në orën 10:00.

Kujtojmë se Kushtetuesja ka publikuar datën e seancës vetëm 3 ditë pasi SPAK dha pretencën për dënimin me 2.6 vite burg të Fredi Belerit si dhe 2 vite burg për Kokaveshin të cilat sipas sugjerimit të SPAK të konvertohen në katër vjet shërbim prove.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mohammad: 17/02/2024 02:57

    Prap ne nje vrime i bi ky????????????????. Hajt se shume shpejt edhe vasali juaji marin suli do te beje shoqeri ne burg. Nese SPAK do jete ne lartesine e duhur dhe ti bllokoje cel kti pushti qe del e ben goren neper TV

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?