Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino

Kërkon mandatin e tretë në krye të FIFA-s, Infantino: Në muajt e ardhshëm do jem në Shqipëri

19 Maj 2022, 14:55| Përditesimi: 19 Maj 2022, 14:57

  • Share

Presidenti i FIFA-s Giani Infantino shumë shpejt do jetë në Shqipëri. Numri 1 i futbollit botëror do vizitojë vendin tonë për inaugurimin e ‘Shtëpisë së Futbollit’, por edhe me rastin e 90-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në FIFA.

Gjithsesi pas kësaj fshihet edhe qëllimi kryesor, pasi Infantino po kërkon një mandat të tretë në krye të këtij intitucioni. Italo-zvicerani u zgjodh fillimisht pas largimit të Blatter, ndërsa u rizgjodh në 2019. Zgjedhjet e ardhshme janë në 2023, ndërsa vetëm një ditë më parë Infantino mori premtimin e federatave aziatike se do mbështet në zgjedhje.

“Siç edhe e diskutuam, do të jetë një kënaqësi e madhe për mua të vizitoj vendin tuaj në muajt në vijim, për t’u takuar me anëtarët e komunitetit shqiptar të futbollit dhe zyrtarët e qeverisë si edhe për të ndarë vizionin tonë për futbollin dhe mënyrat për të zhvilluar më tej lojën tonë dhe promovimin e vlerave të saj në Shqipëri dhe në rajon.
Zyrat tona do të kontaktojnë për të gjetur datën dhe orën e duhur për vizitën. Ndërkohë, ju uroj sa më shumë suksese për organizimin e finales së UEFA Conference League 2022 në Tiranë dhe pres me padurim, i nderuar President, t’ju shoh përsëri shumë shpejt.

Juaji sinqerisht, Gianni Infantino,”-thuhet në letrën e presidentit të FIFA-s.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?