Shpëtim Duro

Kërkon kualifikimin me Strugën, Shpëtim Duro: I respektojmë, por jemi favoritë

26 Korrik 2023, 12:45
  • Share

Struga dhe Buducnost luajnë sot në 17:00 ndeshjen e parë në turin e II të Conference League. Dueli do zhvillohet në stadiumin "Gradski" në Strugë, me trajnerin Shpëtim Duro që drejton klubin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Duro është shprehur besimplotë se me lojën e treguar kundër Zalgiris në Champions, edhe pse me një eliminim të pamerituar, të tijtë do ia dalin kundër skuadrës së Malit të Zi, këtë radhë në Conference League.

"Në aspektin fizik nuk kemi pasur probleme. Pas ndeshjes me Zalgirisin kemi punuar më shumë në aspektin psikologjik me skuadrën, sepse kemi ndjerë keqardhje për atë eliminim të pamerituar, ku në të gjitha aspektet ishim më mirë se kundërshtari. Këto ditë jemi munduar të marrim informacionin e duhur për Buduçnostin, më tepër rreth videove të ndeshjeve të tyre të fundit", tha trajneri shqiptar.

Duro më pas tregoi se kishin respekt për kundërshtarin, por ata janë favoritët në këtë garë me dy ndeshje.

"Kemi respekt maksimal për rivalët, sepse janë skuadër me traditë në Malin e Zi dhe eksperiencë të madhe ndërkombëtare. Jemi favoritë, duke parë edhe paraqitjen e skuadrës në dy ndeshjet me Zalgirisin", deklaroi Duro.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?