Në burg për blerje votash, shtyhet gjyqi i Belerit! Avokatët kërkuan pavlefshmëri të akteve dhe dorëheqjen e gjyqtares

12 Tetor 2023, 09:05| Përditesimi: 13 Tetor 2023, 02:14

  • Share

TIRANË- Është shtyrë për 17 tetor seanca e parë të procesit gjyqësor ndaj Fredi Belerit në GJKKO.

Avokatët kërkuan pavlefshmëri të të gjitha akteve të Prokurorisë si dhe kërkuan dorëheqjen e anëtares së trupit gjykues, Etleva Doda. Të pranishëm në seancë ishte ambasadorja greke, Konstantina Kamitsi si dhe një media greke.

 Më 14 shtator, Gjykata e Posaçme vendosi kalimin e dosjes për gjykim ndërkohë që Beleri ka kërkuar 6 herë zëvendësimin e masës arrest me burg me një masë më të lehtë, por është refuzuar nga gjykata.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin.

Ora 10:07
Shtyhet seanca për Belerin, avokatët kërkesë për pavlefshmëri të të gjitha akteve të Prokurorisë! Kërkojnë dorëheqjen e një prej anëtarëve të trupit gjykues

1696931215_beleridulekamitsi.jpg

Është shtyrë për 17 tetor seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit. Avokatët e tij kërkuan dhe dorëheqjen e një prëj anëtarëve të trupit gjykues, Etleva Deda. Sipas tyre, ajo ka shqyrtuar një kërkesë më herët dhe e e ka rrëzuar.

Gjithashtu ata paraqitën kërkesë për pavlefshmëri të të gjitha akteve, përfshirë edhe dërgimin  e çështjes në gjyq.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/10/2023 00:58

    Ambasadorja eshte bere si /gruaja e dyte/ e Belerit! Zakonisht,shtete te tjera kur kane probleme te tilla,dergojne perfaqesuesit e tyre ligjore dhe ndonje zyrtar me te ulet,por sic po e ndjek kjo ne cdo seance,po behet qesharake!

    Përgjigju
  • Ilir: 12/10/2023 16:38

    Shume te nderuar Gjyqtare te ceshtjes! Ju lutem tregoni integritetin tuaj ne kete ceshtje kaq thelbesore per te ardhmen e shtetit dhe kombit tone. Vetem drejtesi...!

    Përgjigju
  • Ridi: 12/10/2023 15:18

    Nje ambasadore qe perdoret ne kete menyre nga punedhenesit e saj, te jep te kuptosh sa poshte ka ra politika greke. Ndjej metevertete keqardhje per kete femer, ne qofte se mund ta quajme keshtu

    Përgjigju
  • populli: 12/10/2023 11:36

    Ke nai çike personalitet mi gru qe shkon si langaraqe ne gjykate per nje vrases te ndyre ?!

    Përgjigju
    • Or tej: 12/10/2023 13:53

      Ky po denohet per blerje votash e jo per vrasje or teeeejjjjj

  • Miri: 12/10/2023 09:54

    Te rrin dhe ambasadorja ne burg me te se I kalon koha bashk

    Përgjigju
  • Himarjoti: 12/10/2023 09:25

    Ne burk tradhetarin beleri,mos e nxirrni prej andej

    Përgjigju
  • Ambasadori: 12/10/2023 09:23

    Po kjo pse i shkon apo kështu e ka urdhrin t'i mbajë shpresën gjallë Bejlerit. Apo s'ka punë tjetër? Debi le

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?