Kërkojnë pagat e luftës në Shkodër! Në Korçë kryetari i PD në kundërshtim me rregullat: Inkurajojmë qytetaret të dalin në protestë (VIDEO)

15 Maj 2020, 13:48| Përditesimi: 15 Maj 2020, 14:28

  • Share

Duke shfrytëzuar protestat e fasonëve për pagat e luftës, PD-ja e Korçës ka dalë me një deklaratë duke bëri thirrje për protesta, edhe pse jemi në kushtet e fatkeqësisë natyrore dhe grumbullimet janë të ndaluara. Kryetari i PD-së së Korçës, Andrea Mano u ka bërë thirrje qytetarë të dalin në protesta. Pa marrë parasysh kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore ku ndalohen grumbullimet, Maho tha se Partia Demokratike do të jetë në krah të punëtorë të fasonerive që kërkojnë pagën e luftës.  Sipas tij, qindra persona të mbetur pa punë dhe qeveria i ka lënë më mëshirë të fatit.

"Ne duam të jemi sot përkrah jush dhe t'iu inkurajojmë për të vazhduar çdo proteste tuajën për të ngritur zërin aty ku duhet për t'u berë më dije institucioneve se kjo situatë nuk mund të mbetet pa ndryshuar. Ju bëj thirrje institucionit të prefektit të marrë situatën në dorë të ushtrojë presionin e duhur që gjithë ata që nuk kanë marrë trajtimin e merituar të kenë mundësi ta marrin. Asnjë të mos përjashtohet , asnjë nuk mund të trajtohet ndryshe për arsye politike, të gjithë janë qytetarë të qarkut të Korçës", shprehet Andrea Mano.

Kujtojmë se prej disa ditësh, punëtorë të fasonerive në Korçë dhe qytete të tjera të vendit kanë protestuar para Tatimeve pasi nuk kanë arritur të përfitojnë nga paketa e dytë ekonomike. E njëjta situatë ka ndodhur edhe në Shkodër, ku 400 punonjës të fasonerive kanë protestuar para Drejtorisë së Tatimeve për të kërkuar pagën e luftës.

'Jemi punëtore të një fasoneri në Shkodër, pronari na thotë që i kam dorëzuar dokumentacionin por nuk di pse nuk jua kalojnë. Vijmë këtu dhe na thonë se nuk ju takon. Nuk e kuptojmë pse nuk na takon. Nuk kemi marrë asgjë pas pagë lufte, as asistencë. Pronari i fabrikës nuk na jep asnjë lloj zgjidhje', shprehen punonjësit e fasonerisë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?