Luan Daci

Luan Daci kërkoi zhbërjen e dënimit në 3 shkallët e gjyqësorit, ‘Kushtetuesja’ pranon vetëm rikthimin e çështjes në Gjykatë të Lartë: Të rishqyrtohet rekursi

28 Tetor 2022, 16:47| Përditesimi: 28 Tetor 2022, 17:39

  • Share

Ish anëtari i KPA, Luan Daci pas shumë procesesh ka arritur një fitore të pjesshme në Gjykatën Kushtetuese, teksa kjo e fundit ka pranuar pjesërisht kërkesën e tij të radhës. Kushtetuesja ka urdhëruar rishqyrtimin të rekursit të Dacit në Gjykatë të Lartë, ndërkohë që i ka rrëzuar kërkesat për rikthim të ccështjes në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese.

Daci kishte kërkuar heqjen e dënimit për falsifikim dokumentesh e deklarim të rremë nga të tria shkallët e gjyqësorit. Daci kërkoi zhbërjen e vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila nuk i pranoi rekursin, zhbërjen e vendimit të Apelit të GJKKO dhe rikthimin e çështjes për gjykim në shkallë të parë pasi sipas tij janë vendime anti kushtetuese.

Luan Daci u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike. Hetimet e SPAK bindën gjykatën e posaçme kundër krimit e korrupsionit dhe Apelin e GJKKO të dënojë Luan Dacin me akuzën e falsifikimit të dokumenteve për të fituar postin e anëtarit të KPA. SPAK kishte kërkuar 1 vit burg.

GJKKO vendosi se gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t'u bërë pjesë e trupës së KPA-së. Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi. Pas dënimit nga GJKKO, me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit nisi procedimin disiplinor për ish-anëtarin e KPA Luan Daci. Por sot KPA vendosi ta pezullojë këtë hetim deri sa Gjykata e Lartë të japë vendimin për të.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?