KAS rrëzon kërkesën e Partisë së Lirisë: Anëtarin e 4 të Grupeve të Numërimit do e ndani me PDIU

10 Maj 2023, 13:43| Përditesimi: 10 Maj 2023, 14:10

  • Share

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën ankimore të Partisë së Lirisë për caktimin e anëtarit të katërt të grupeve të numërimit të votave, për zgjedhjet e 14 majit. Pas këtij vendimi, anëtari i katërt i numërimit të votave të Partisë së Lirisë do të ndahet me Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet.

Dje, Kolegji Zgjedhor vendosi që çështja të rikthehet në KAS, duke argumentuar se në kohën kur KAS ka marrë vendimin, nuk ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e nevojshëm.

Me këtë vendim, koalicioni Meta-Berisha mbesin pa numërues në gjymën e KZAZ-ve të vendit. Koalicioni Meta-Berisha do të ketë numërues të votave për zgjedhjet e 14 majit vetëm në tavolinat e numërimit me numër tek në të gjitha KZAZ-të e vendit. Ndërsa, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet në tavolinat me numër çift. Sipas ligjit, nga 4 anëtarë, 2 numërues i përkasin PS-së dhe 1 PD-së, ndërsa anëtarin tjetër Meta-Berisha do e ndajnë me PDIU.

Këtë vendim të KAS, Partia e Lirisë mund ta çojë sërish në Kolegj Zgjedhor brenda 5 ditëve, që ky i fundit të marrë një vendim përfundimtar.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?