Kronikë

Kërkoi lirinë për t’u kujdesur për fëmijët, GJKKO rrëzon kërkesën, Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha dërgohet për gjykim

14 Shtator 2021, 10:43| Përditesimi: 14 Shtator 2021, 12:25

  • Share

Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha e akuzuar nga SPAK se ka shkelur detyrën në lirimin e disa të dënuarve, do të vijojë të qëndrojë në burg. Me argumentin se nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e saj, Enkelejda Hoxha kërkoi të lirohej, por GJKKO ka rrëzuar kërkesën dhe e ka dërguar çështjen për gjykim.

Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit. Ajo u arrestua nga SPAK pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar. Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve.

Emri i ish-gjyqtares lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit ai edhe Hekuran Billa, i vrarë disa muaj më parë në Tiranë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/09/2021 23:21

    Si nuk u kujdeskan per femijet ata qe i lirove?! T'a kane borxh,apo u shlyhet qe me lirimin e tyre?

    Përgjigju
  • andon: 14/09/2021 09:19

    jeni shoqeri dhe gjykata Mbytëse , kur e kapni nje te mbaruar dhe pa perkrahje ose mbeshtetje politike e shtrydhni , ne ket rast ju po tregoni se nuk e keni ngjyer gishtin ge mjalti fare fare , jeni te paster , te vjen te vdeaesh kur mendon se po te gjykon nje sekt hajdutesh, ose ish koleget qe ke ndar leket me ta. kjo esht per te ngushelluar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?