Sokol Mjacaj

Kërkoi të dalë nga izolimi në ‘41 bis’, GJKKO rrëzon kërkesën e Sokol Mjacaj

25 Mars, 13:41| Përditesimi: 25 Mars, 13:43

  • Share

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Sokol Mjacajt, që të dalë nga izolimi në regjimin e posaçëm 41 bis. Kërkesa e Mjacajt, të dënuarit për jetë që ekzekutoi brenda burgut të Peqinit Arben Lleshin, nuk u pranua nga gjyqtari Erjon Bani.

Më 15 dhjetor 2023, rreth orës 13.20, ministri i drejtësisë Ulsi Manja bëri publik vendimin për izolimin e Sokol Mjacajt në sistemin 41 Biss, pasi kishte të dhëna se komunikonte me jashtë dhe vazhdonte aktivitetin kriminal nga qelia.

Por pasi mësoi këtë lajm, Sokol Mjacaj hyri në veprim në burgun e Peqinit, duke marrë armën me mulli me të cilën u afrua tek qelia ku ndodhej Arben Lleshi dhe e vrau. Ai thirri në emër të dënuarin të cilin e qëlloi me dy plumba duke lënë të plagosur edhe shokun e qelisë Indrit Shaqja.

Mjacaj, i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çek në 2015 në Prekal të Malësisë së Madhe, dorëzoi armën dhe u arrestua një orë pas ngjarjes, në prani të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve. Vrasja dyshohet se u krye me pagesë, për hakmarrje dhe shkaktoi arrestimin e drejtorit të burgut, shefit të policisë dhe 10 punonjësve të sigurisë, të cilët tashmë janë liruar nga qelia me vendim të Apelit të Posaçëm.

Gjykata e Elbasanit i komunikoi Mjacajt një masë të re arresti, kurse Prokuroria e Elbasanit ngriti akuzë për të dënuarin e dytë Indrit Shaqja, me dyshimet se është përfshirë në vrasjen e Arben Lleshit pas Sokol Mjacajt. Ka dyshime që Indrit Shaqja që mbeti i plagosur edhe vetë nga të shtënat me armë zjarri të ketë qenë përfshirë në planin e Mjacajt.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drejtësia e re: 25/03/2024 17:14

    Për Sokol Mjacën që vrau turistët çekë duhet të kthehet dënimi me vdekje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?