Emmanuel Macron

‘Kërkoi përgjegjësi për sulmin në Banjskë’, reagon ambasada franceze në Prishtinë: Macron nuk përmendi anulim vizash

18 Tetor 2023, 21:52| Përditesimi: 18 Tetor 2023, 21:55

  • Share

Në një përgjigje për mediat e Kosovës, ambasada e Francës në Prishtinë ka thënë se theksi i deklaratës së Macron ka qenë më shumë kërkimi i përgjegjësisë nga Vuçiçi për aktet e 24 shtatorit, ku persona të armatosur oragnizuan sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës duke shkaktuar vdekjen e një efektivi dhe plagosjen e jë tjetri.

Ambasada franceze thotë se Macroni nuk përmendi anulimin e vizave.

“Ai bëri thirrje për një frymë përgjegjësie të presidentit serb Vuçiç, dhe të njëjtat pritshmëri i kishte edhe nga presidentja dhe kryeministri kosovar.

Pikërisht në këtë kontekst, ai përmendi edhe çështjen e liberalizimit të vizave, e cila ishte një gjest mirëbesimi, por që në këtë periudhë nuk ishte reciproke. Prandaj, ai pret që autoritetet kosovare, sikurse edhe autoritetet serbe, të respektojnë fjalën e dhënë dhe të riangazhohen për të ecur përpara në javët e ardhshme”, thuhet tutje në përgjigjen e Ambasadës franceze për mediat.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?