Sanitarja Tire Alldervishi

Kronikë

Kërkoi masë më të butë sigurie, Gjykata lë në burg sanitaren Tire Alldervishin

25 Maj 2021, 12:17| Përditesimi: 25 Maj 2021, 14:34

  • Share

Gjykata Penale e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Tire Alldervishit për zëvendësim të masës së sigurisë nga arrest ne burg në një masë më të butë. Sanitarja e spitalit COVIT 2, Tire Alldervishi, u arrestua pas denoncimit nga vajza e një pacienteje të shtruar me COVID-19, të cilës i kishte marrë një shumë prej 8 milionë lekësh duke u hequr si infermiere në këmbim të shërbimit ndaj saj. Pacientja ndërroi jetë nga COVID-19 dhe nga bisedat me të bijën është zbuluar trajtimi çnjerëzor.

Ndërkohë me datën 11 mars, Gjykata e Apelit liroi dy infermieret e spitalit Shefqet Ndroqi, Sheqerije Koçi dhe Mira Bushi të akuzuara si bashkëpunëtore të Tire Alldervishit. Nga masa arrest me burg, dy infermieret u liruan nën masën ‘detyrim paraqitje’. Po kështu Apeli liroi më herët dhe një sanitare dhe infermiere, të spitalit “Shefqet Ndroqi”, më konkretisht infermieren Sidorela Kola dhe sanitaren Rukie Hoxha.

Tre infermieret dhe sanitarja u arrestuan pas hetimeve të kryera nga prokuroria e Tiranës, ku sipas prokurorisë ishte e qartë se persona me detyrë infermiere apo sanitare ne Spitalin "Shefqet Ndroqi" kishin krijuar një skemë të mirëfilltë me qëllimin e vetëm kriminal që të përfitojnë sa më shume në kurriz të pacientëve të sëmurë me sëmundjen COVID 19 dhe familjarëve te tyre.

Tire Alldërvishi, sanitare e vjetër në spitalin “Shefqet Ndroqi” tashmë ndodhet pas hekurave, u vu në pranga pas denoncimit në media që bëri vajza e saj Liljana Kalemi. Vajza e pacientes tha se pagoi 8 milionë lekë të vjetra në kohë të ndryshme tek Tire Alldërvishin, me premtimin se do ia shpërndante bluzave të bardha për një kujdes më të mirë ndaj nënës së saj. Vetë sanitarja iu prezantua vajzës si infermiere, ndërsa mjekëve u tha se pacienten e kishte teze.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?