Fredi Beleri

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

25 Prill, 14:26| Përditesimi: 25 Prill, 15:02

  • Share

Gjykata e Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit të Fredi Belerit, i cili kërkoi leje për t’u betuar si kryetari i bashkisë së Himarës.

Beleri kishte bërë rekurs vendimin e Apelit të GJKKO-së, që i refuzoi kërkesën për t’u lejuar që të betohet.

Fredi Beleri ndodhet në qeli që prej 12 majit të 2023 i dënuar për blerje votash.

Kërkesat e tij për t’u liruar nga qelia dhe për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, pasi fitoi zgjedhjet vendore të 14 majit, janë refuzuar nga shkallët e gjyqësorit.

Gjykata e Posaçme e ka dënuar Belerin me dy vite burg me akuzën e korrupsionit në zgjedhje.

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit me dyshimin se iu dha para qytetarëve të ndryshëm në Himarë, në këmbim të votave të koalicionit “Bashkë Fitojmë".

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?