Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla

Kërkoi largimin e gjyqtarit, shtyhet vendimi për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla

21 Maj, 15:46| Përditesimi: 21 Maj, 15:49

  • Share

Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë në 30 maj vendimin per ish kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla.

Shkak është bërë një kërkesë e avokatit të Allës që kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Dhimitër Lala.

Alla ka apeluar vendimin e GJKKO-së. Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla dhe 8 persona të tjerë të u gjetën fajtorë nga Gjykata e Posaçme, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikimit.

Alla u dënua me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfundimisht do të vuajë 2 vite heqje lirie.

Përveç ish-kryebashkiakut u dënuan edhe ish zyrtarët Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Erion Isaku, Leonard  Daçi, Rasim Daci, Aqif Konesha dhe Dali Gazidedja.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?