Kërkoi heqjen e sekuestros së llogarisë bankare me vlerë 108 mijë euro, GJKKO rrëzon kërkesën e Arben Ahmetajt

26 Shtator 2023, 14:45| Përditesimi: 26 Shtator 2023, 17:38

  • Share

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish numrit 2 te qeverisë Arben Ahmetaj, i cili kërkoi heqjen e sekuestros nga një llogari bankare, me vlerë 108 mijë euro që ishte bllokuar në një bankë të nivelit të dytë në kuadër të hetimit pasuror ndaj tij.

Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Erjon Bani, i cili ka firmosur edhe vendimin per arrestimin e ish zëvendeskryeministrit, i cili kluzohet për korrupsion, pastrim parash dhe pastrim parash. Me herët gjykata ka refuzuar të heqë sekuestron edhe nga prona të tjera që i janë sekuestruar Ahmetajt, përfshirë vilat e ish bashkëshortes dhe bashkjetueses në Palasë dhe në Hamallaj.

Ish-ministri Ahmetaj vijon të jetë deputet por prej 24 gushtit 2023 administrata e Kuvendit i ka ndërprerë page dhe shërbimet mbështetëse që vijnë për shkak të detyrës si pagesa për telefonin, automjetin, karburantin si dhe shpenzimet e banimit.

Ahmetaj u largua nga Shqipëria para se të firmosej urdhër-arresti dhe ende nuk behet me dije vendodhja e tij. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 24 korrikut 2023, pasi akuzohet për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në një dosje voluminoze të SPAK, për çështjen e incineratorëve, Ahmetaj akuzohet se me veprimet apo mosveprimet e tij ka ndihmuar biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri të fitojnë projektet për inceneratorët kundrejt përfitimeve monetare.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • O La: 26/09/2023 16:32

    Po pse lodhesh o Tiger aq lek i harxhon nje shetitje tek prada apo tek zegnja ne Lugano.Mos e loth qerosin me kto vogelsira

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?