Kërkoi dorëheqjen e Guterres, Palestina dënon thirrjen e Izraelit

25 Tetor 2023, 09:17| Përditesimi: 25 Tetor 2023, 09:18

  • Share

1698218249_gute.jpg

Ministria palestineze e Punëve të Jashtme ka dënuar thirrjen e Izraelit për dorëheqjen e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, duke e përshkruar atë si një “sulm të paprovokuar”.

Në një postim në X, ministria palestineze e përshkroi pozicionin e Izraelit si një “zgjerim” të “mosrespektimit dhe mungesës së angazhimit” të tij ndaj Kombeve të Bashkuara, kartës së saj dhe rezolutat e OKB-së në lidhje me Palestinën, raporton Al Jazeera.

Ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan u tha gazetarëve: “Unë mendoj se sekretari i përgjithshëm duhet të japë dorëheqjen”, pasi Guterres mbajti një fjalim duke thënë se kishte “shkelje të qarta të ligjit ndërkombëtar humanitar” në Gaza.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Izraeli shtyn pushtimin tokësor të Gazës pas kërkesës së SHBA! Macron: Sulmi do të ishte gabim! Netanyahu: Të gjithë do japim llogari pse dështuam më 7 tetor


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?